
Pas ndeshjes Dinamo-Apollonia foli për “Oversport” trajneri i fierakëve Veljko Dovedan. Tekniku u shpreh i lumtur për suksesin por nuk la pa përmendur vështrësitë që pati ekipi i tij për të arritur 3 pikët. Apollonia mposhti Dinamon në “Selman Stermasi” 2-3 pas një ndeshjeje spektakolare
“Ne duam të luajmë futboll të mirë dhe këtë gjë e treguam sot, dhe pastaj varet se çfarë prodhon fusha”, thotë Dovedan.
“Nuk është e lehtë ti bësh tre gola Dinamos brenda në kryeqytet dhe tja dalësh, kjo është një arritje e madhe për ne.
Ne kemi përbërje dhe filozofi, në duam të rrisim elementë të rinj, pothuajse i gjithë ekipi ishte nën moshën 22 vjeç, janë lojtarë që luajnë edhe me ekipin e të rinjve.
“Ne nuk iu ushtrojmë presion djemve por i kërkojmë që të mësojnë dhe përshtaten me filozofinë tonë”, u shpreh tekniku i fierakëve.