
Leonardo Uka ishte shumë pranë zyrtarizimit te skuadra e Kukësit. Palët prej ditësh kishin arritur marrëveshjen paraprake mes tyre, ndërsa sulmuesi nisi edhe stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës.
Por duket se ky transferim me shumë gjasa mund të dështojë. Uka pavarësisht se është përgatitur nën urdhrat e Stavri Nicës, madje ka marrë edhe pëlqimin e këtijë të fundit, sërish nuk ka ardhur zyrtarizimi.
Drejtuesit dhe lojtari nuk po arrijnë të gjejnë marrëveshjen e plotë mes tyre dhe kjo ka bërë që gjithçka të mbetet pezull. Tashmë klubi dhe lojtari pritet që në ditët në vazhdim të gjejnë gjuhën e përbashkët për detajet e kontratës dhe të vendoset mbi fatet e tyre.
Poll