Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Doli lojtar i lirë dhe është gati të firmosë në Turqi, KUKËSI i bën "puç" lojtarit

Shkruar nga NEWSPORT
Doli lojtar i lirë dhe është gati të firmosë në

Valon Et'hemi është gati të firmosë në Turqi me Istanbulspor. Ka qenë menaxheri I 23 vjeçarit që ka konfirmuar për mediet në Maqedoninë e Veriut se sulmuesi I krahut do të jetë lojtari më I ri I klubit ku luajnë Rroca dhe Abazaj. Djaloshi doli lojtar I lirë në përfundimin e sezonit të shkuar, teksa nuk dëshiroi që të vijonte karrierën me Kukësin.

Verilindorët nga ana e tyre bllokuan lejen për lojtarin, që më herët kishte gjetur akordin dhe kaloi testet mjekësore në Poloni me Zeglebie Lubin. Et'hemi ishte gati të kalonte edhe te Lokomotiva e Zagrebit, me kroatët që e prezantuar si lojtarin e tyre, mirëpo në fund u ndanë nga detajet.

Tanimë Kukësi kërkon plot 90 mijë euro për formimin e lojtari, që me fanellën e verilindorëve ka luajtur 114 ndeshje për tri sezone. Istanbulspor në fillim hoqi dorë nga sulmuesi, teksa duket se është bindur nga aftësitë e 23 vjeçarit dhe pritet që ta bëjnë të vetin duke paguar edhe "taksën" e formimit te Kukësi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga