Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Doktori" i munguar i TIRANËS, si i "mjekonte plagët" në derbi Vesel LIMAJ dhe ndryshimi pas largimit të tij nga fusha

Shkruar nga NEWSPORT
"Doktori" i munguar i TIRANËS, si i "mjekonte

Mjaftoje të hidhje sytë mbrëmë në fushën e blertë dhe shumë lehtësisht mund të arrije të shquaje lojtarët që bënin diferencën. Niveli i lojës ishte pak a shumë i njëjtë, por asesi nuk mund të rrije pa pikasur Vesel Limajn. Mesfushori bardheblu ishte i kudo-ndodhur.

Mjaft i saktë në pasime, nuk humbi asnjë duel në fushën e blertë. Ia vodhi mesfushën Partizanit dhe sa herë kapte topin shihej që lojtarët e kuq panikoheshin. Arrinte të shërbente mjaft mirë për Ngoo apo dhe për Seferin, të dy të markuar prej minutës së parë nga mbrojtësit e kuq.

Javë pas jave, 24-vjeçari po njeh vetëm progres në lojën e tij. Padyshim një nga goditjet e Tiranës në merkaton e verës. Nëse dikush nga shokët e skuadrës gabonte në pasime, ai ishte aty për t'i korigjuar dhe për të vijuar përpara. Njësoj si një "doktor" që arrin të mjekojë apo kurojë, edhe Limaj sistemonte çdo gjë më së miri në fushë.

Trajneri Orges Shehi zgjodhi ta zëvendësojë shpejt për të mos rrezikuar për ndeshjen e ardhshme ndaj Vllaznisë. Pas daljes nga fusha të fantazistit, balancat u prishën. Shehi u detyrua të tërhiqte pas Seferin dhe Ngoo që e shihnim të merrte topat në gjysmëfushën e tij. Gjithçka u disbalancua duke treguar edhe një herë se sa i rëndësishëm është Limaj në ekipin bardheblu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga