
Menjëherë pas ndeshjes Vllaznia-Kukësi, Edon Hasani duket se ka shfrytëzuar momentin që ndodhej në Shkodër dhe nuk ka humbur kohë për të takuar miqtë e tij. Në një foto të postuar në facebook nga doktori i ekipit shkodran, Ilirjan Haxhaja, shfaqet vetë ai së bashku me Edon Hasanin, mesfushorin shkodran të Kukësit. Të dy duken shumë të lumtur, teksa ndodhen në një makinë duke udhëtuar.
Kujtojmë që Edon Hasani ka dalë nga akademia e Vllaznisë dhe miqësia me doktorin ka lindur shumë kohë më parë. Ditën e djeshme ata janë takuar sërish pas ndeshjes në "Loro Boriçi".
[gallery columns="1" size="full" ids="34271"]
Poll