Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

''Deutche Welle'': Shqipëria e sfidoi me krenari Francën si vend organizator

Shkruar nga NEWSPORT

''Turistët e Kampionatit Europian'' , kështu u quajtën të vegjlit , kritikat për ta ishin të mëdha por ata treguan që po meritonin më shumë.

''Me dhënien e sinjalit të fundit të ndeshjes lojtarët me fanellë të bardhë u shtrinë në fushën e blertë, të prekur prej zhgënjimit dhe rraskapitjes. Ata dhanë gjithëka ,vrapuan ,mbrojtën ,zotëruan ëdo cep të fushës , u mbrojtën prej të gjithëve dhe madje synuan edhe të preknin portën e kundërshtarit . E më pas me dy gola në fund të ndeshjes e humbën ndeshjen. Shqiptarët qëndronin të lodhur të shtrirë në fushë ,ndërkohë që duhet të dilnin kokëlartë nga stadiumi i Marsejës '', shkruante Joscha Weber.2

Të gjithë të quajturit të vegjel që u avantazhuan prej shtimit të numrit të pjesëmarrësve në Europian deri më tani vazhdojnë ecurinë e tyre kokëlartë.

'' Shqipëria e vogël që në shumë raste e luajti ndeshjen e barabartë me favoritët francezë ndiqet nga shembuj të tjerë si ai i Uellsit , i Slovakisë dhe të gjitha të quajturave skuadra të vogla''

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga