Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dje në Kamëz, sot PARTIZANI zhvendoset në palestër

Shkruar nga NEWSPORT
Dje në Kamëz, sot PARTIZANI zhvendoset në palestër

Dje skuadra e Partizanit ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Shqipëri pas kthimit nga faza përgatitore në Antalia të Turqisë. Skuadra e kuqe është vënë nën urdhrat e trajnerit Sulejman Starova, teksa kanë zbritur në kompleksin stërvitor në Kamëz.

Në sy ranë afrimet e reja si Emran Ramadani dhe Senad Hyseni, të cilët do të jenë pjesë e 15-herë kampionëve të Shqipërisë për pjesën e mbetur të sezonit. Ndërsa sot ekipi i Partizanit do të zhvendoset në palestër për të kryer ushtrime fizike.

Duhet theksuar që në këtë periudhë të nxehtë merkato dimri, drejtuesit e klubit po punojnë për të sjellë në skuadër lojtarë cilësorë.

Poll

Lexo gjithashtu