
Dinamo dhe Flamurtari janë ndeshur në “Selman Stërmasi” ditën e sotme. Sfida e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë së Parë u mbyll me shifrat 1-5 në favor të vlonjatëve. Takimi nisi me sulme të shumta nga të dyja ekipet të cilat kërkonin fitoren në këtë ndeshje, pasi objektivi është i qartë, Superiore.
Në përfundim të takimit, i ftuar në emisionin sportiv të “Sport Magazine”, Ditmar Bicaj ka folur rreth kësaj ndeshje.
“Ishte një ndeshje kartolinë. Ka shkuar sipas planit tonë. Ka shkuar ashtu siç e kishim përgatitur ndeshjen për plot 1 javë. Pavarësisht se ndeshja u hap 1-2, nuk e kemi diskutuar në asnjë moment ndeshjen. Do të thoja që Dinamo është pak e fryrë nga ana e medias.
Dinamo shihet si ekipi i vetëm që e ka siguruar Superioren. Por nuk është ashtu. Flamurtari ka një organikë shumë herë më të mirë se Dinamo. Pavarësisht se Flamurtari nuk ka zgjedhur të jetë shumë mediatik, ka një organikë shumë të pasur, një organikë superlige.
Objektivi jonë është vendi i parë. Duhet të jemi ne kampionët e Kategorisë së Parë, sepse është investuar jashtëzakonisht shumë te Flamurtari këtë vit. Ekipi tashmë është në rrugën e mbarë. Mund të përfundonte ndeshje me rezultat më të thellë, sepse Dinamo kaloi pastaj në aventurë. Jemi shumë të kënaqur me lojtarët brazilianë që kanë ardhur, sepse kanë shumë kualitete.
Vjet kemi milituar në një kategori që e kemi parë veten rastësisht aty. Unë në aspektin personal, por edhe shokët, Ramadani, Liçajn, Pjeshkën, Gocajn, Oliveiran, Ribajn, e kemi bërë këtë sakrificë vetëm në sajë të marrëveshjes që kemi pasur me presidentin Sinan Idrizi, të cilin dua ta falenderoj për investimin dhe që gjendet gjatë gjithë kohës pranë ekipit”.