Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ditë vendimtare për futbollin, përfaqësuesit e SUPERLEAGUE dhe UEFA mblidhen në samitin e Nyon

Shkruar nga NEWSPORT
Ditë vendimtare për futbollin, përfaqësuesit e SUPERLEAGUE

Ditën e sotme në Nyon të Zvicrës u zhvillua një mbledhje historike mes përfaqësuesve të projektit Superleague dhe ata të UEFA-s. Në mbledhje ishin të pranishëm figura të rëndësishme në futbollin e sotëm si presidentë të federatave kryesore, drejtorë klubesh si Oliver Kahn i Bayern, presidenti i PSG, Al-Khelaifi e shumë të tjerë.

Përfaqësuesi kryesor i Superleague ishte vetë drejtori i projektit, Bernd Reichart i cili pas takimit dha një prononcim për mediat.

“Ishte një takim i mirë me UEFA. Ne jemi të lumtur që ata pranuan ftesën tonë për një takim. Është sinjal për klubet dhe tifozët në Europë se ka nevojë për diskutim dhe se kjo është e rëndësishme edhe kur duket e vështirë. Unë do të vazhdoj lidhjet me klubet dhe institucionet në muajt në vazhdim.

Puna e ndërmarrë në këtë periudhë tregon qartësisht se është nevoja për ndryshim dhe ide konkrete. Përshtypjet e UEFA-s për statusin aktual të marrëdhënieve është i kënaqshëm për ne. Një konfirmim nga institucioni i cili ka qenë operator dominues në kompeticionet futbollistike që nga 1995.

Një strukturë monopol e cila tashmë është do të rishikohet nga Gjykata e Drejtësisë së UEFA dhe do të merret një vendim përafërsisht në pranverë të 2023.”- deklaroi Reichart.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga