Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ditë feste për tifogrupin e kombëtares, nga Kruja TKZ ndajnë videon e veçantë

Shkruar nga NEWSPORT
Ditë feste për tifogrupin e kombëtares, nga Kruja TKZ ndajnë

Ditën e sotme Besimtarët e Krishtertë festojnë Krishtlindjet. Por kjo nuk është festa e vetme. Tifogrupi më i madh i kombëtares shqiptarë të futbolit, Tifozat Kuq e Zi festojnë 19-vjetorin e krijimit të tyre.

TKZ tashmë janë tifozët më besnik të kombëtares, teksa kën mbështetur kudo ngjyrat kuqezi. Nëpërmjet një video nga qyteti i Krujës, në rrjetet sociale TKZ thekson se qëillimi i tyre mbetet bashkimi kombëtar.

“Sot, Tifozat Kuq e Zi mbushin 19 vite nga themelimi me përkulje dhe falënderime çdo anëtari dhe mbështetësi në këtë rrugëtim fisnik, ku qëllimi i vetëm ishte dhe vazhdon të jetë t’i mbledhim rreth vetës të gjithë tifozët shqiptarë dhe unifikim drejt idealit tonë të përbashkët, të trashëguar nga të parët tanë e që asht bashkimi kombëtar. Andaj, ju ftojmë të gjithë ju të na bashkëngjitni në ketë rrugëtim.

Më poshtë gjeni një video të shkurtër me rastin e 19 vjetorit të themelimit, aktivitet i cili u mbajt në Krujën tonë të bukur, në Krujën e Skënderbeut. O sa mirë me qenë Shqiptar!”, kanë shkruar TKZ.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga