
Partizani është në negociata për të sjellë në skuadër futbollistin ganez Kwame Karikari. Sikurse newsport.al ka raportuar pak ditë më parë më lidhje me këtë situatë, tashmë palët pritet që të marrin një nvendim përfundimtar ditën e sotme.
Nuk do të jetë aspak e lehtë për ta sjellë 26 vjeçarin në Tiranë, por që tratativat vazhdojnë dhe gjithçka mund të mbyllet me sukses. Një detaj shumë i rëndësishëm është rroga e futbollistit, ku tek Partizani ofrojnë deri në 8 mijë euro në muaj, përfshirë edhe bonuse të tjerë.
Karikari, aktivizohet me skuadrën e Neftçi Baku, ku këtë sezon ka luajtur në 8 ndeshje dhe prej tyre ka arritur të shënojë 2 gola. Pritet me shumë interes nëse kjo ngjarje do të mbyllet me sukses, pasi edhe Partizani këtë sezon, herë pas herë e ka treguar se ka nevojë për një sulmues që ta tërheqë skuadrën përpara.