Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Stërvitje që nga dita e martë, rikthehet në fushë edhe INTERI

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Stërvitje që nga dita e martë, rikthehet në

Skuadrat italiane pritet të rikthehen këtë javë në fushë për të nisur stërvitjet në grupe të vogëla lojtarësh në qendrat e tyre stërvitore. Pas Sassolos, Bologna, Roma dhe Lazios tashmë kësaj liste i shtohet edhe një tjetër ekip.

Interi ka njoftuar se ditën e martë lojtarët do të kthehen të stërviten në “Apiano Gentile”, për herë të parë pas ndalimit të kampionatit nga pandemia e covid-19. Të gjithë futbollistët janë rikthyer nga vendet e tyre e ndodhen në Itali e të gjithë kanë mbaruar izolimin e detyrueshëm prej 14 ditësh.

Në fushë do të stërviten 4 lojtarë në distancë duke respektuar të gjitha rregullat e vendosur nga qeveria italiane. Klubet janë në pritje të vendimit zyrtar nëse kampionati do të riluhet sërish apo do të mbyllet përfundimisht pasi ditët e fundit ka pasur shumë hipoteza.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu