Sot luhen edhe katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Botërorin Katar 2022. Fillimisht, në orën 16:00, Grupi H do të zbresë në fushë ku Portugalia tashmë ka mbyllur llogaritë e kualifikimit por i mbetet edhe një 90 minutësh me Korenë e Jugut për të vulosur përfundimisht vendin e parë.
Ndeshja tjetër është ajo mes Ganës dhe Uruguait që kanë histori interenaste mes tyre, që nga ajo pritja e famshme e Suarez me dorë në Botërorin e Arikës së Jugut. Afrikanëve u duhet një barazim për të kaluar më tej.
Në mbrëmje, në orën 20:00 do të luhen edhe dy sfidat e fundit të Grupit G ku situata është identike me Grupin H. Brazili ashtu si portugezët, kanë siguruar kualifikimin dhe ndaj Kamerunit do të luajnë për statistika.
Gjithë vëmendjen e merr sfida tjetër, ajo mes Zvicrës dhe serbëve. Helvetët e Xhakës dhe Shaqirit u duhet vetëm një pikë për të dërguar edhe njëherë në shtëpi ballkanasit, ashtu si në Botërorin e Rusisë.
Ndeshjet e ditës:
Grupi H
16:00
Gana - Uruguai
Portugali - Korea Jugut
Grupi G
20:00
Brazil - Kamerun
Zvicer - Serbi