Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Disiplina kushton shumë, Memelli pezullon 2 futbollistët e Skënderbeut

Shkruar nga NEWSPORT
Disiplina kushton shumë, Memelli pezullon 2 futbollistët e

Skënderbeu ia doli të barazojë dje 1-1 me Vllazninë kryesuese në Korçë. Për vendasit mungonin dy lojtarë, me Arinaldo Rrapaj dhe Kostandin Dramolli që janë pezulluar nga trajneri Migen Memelli. Numri një i stolit korçar tha pas ndeshjes se mesfushori vlonjat do rikthehej për ndeshjen e radhës, teksa e kishte dënuar për shkaqe disiplinore.

Nga ana tjetër, edhe portieri Dramolli mbetet jashtë dhe nuk ka asnjë vendim për të. 22 vjeçari besohet se ka shkuar me vonesë në stërvitje, duke bërë që drejtuesit të reagojnë. Duket se Memelli nuk toleron askënd sa I takon disiplinës në ekip, me Rrapajn që do jetë një vlerë e shtuar për grupin duke nisur nga kjo fundjavë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga