Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

DINAMO siguron golat për 3 vite, sulmuesi 23-vjeçar firmos me skuadrën e DEDES

Shkruar nga NEWSPORT
DINAMO siguron golat për 3 vite, sulmuesi 23-vjeçar firmos me

Dinamo ka përforcuar sulmin këtë fund merkato me Amarildo Gjoni. Ashtu siç "Newsport.al" ka raportuar ditë më parë, tashmë 23 vjeçari ka nënshkruar një  kontratë  tre vjeçare me blutë e kryeqytetit. Akordi verbal ishte arritur prej kohësh dhe tani ka ardhur dhe zyrtarizimi.

Gjoni ishte në tribunë në ndeshjen e fundit të Dinamos në fundjavë përballë Luzit 2008. Ai do të vihet menjëherë  nën urdhrat e trajnerit Nevil Dede dhe mund të jetë gati për ndeshjen e rradhës. Sulmuesi vjen nga kategoritë inferiore të futbollit italian dhe më  përpara ka qenë pjesë e të rinjve të Laçit përpara se të kalonte në Itali.

Bëhet me dije se për të ka patur interesim edhe nga Tirana në merkaton e verës, por sulmuesi vendosi që nuk ishte momenti i duhur për t’u rikthyer në Shqipëri. Tani ai ka mundësinë të tregojë veten tek Dinamo në Kategorinë e Parë dhe vitin tjetër në Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga