Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dinamo rrezikon zbritje pikësh nga gjyqi me Arbi Laçin

Shkruar nga NEWSPORT

Komisioni i Disiplinës i ka dhënë sot paralajmërimin e fundit Dinamo Cityt për të dëmshpërblyer Arbi Laçin, ish-drejtorin sportiv të bluve 2 vite më parë.

Pas largimit nga pozicioni në klub, vetëm 3 muaj pas emërimit në detyrë dhe pa i dhënë kohë të punonte me blutë si drejtor sportiv, Arbi Laçi ka fituar gjyqin me Dinamon në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në muajin Mars të këtij viti. Pritjes për të marrë dëmshpërblimin duket se i ka ardhur fundi.

Komisioni i Disiplinës i ka komunikuar sot zyrtarisht Dinamos një afat 30 ditor e pas këtij të fundit rreziku që i kanoset janë tre pikë më pak në tabelën e klasifikimit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga