Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

DINAMO prezanton trajnerin e ri, Vanoli: Kam miq të afërt me presidentin, objektivi është të çojmë klubin në krye

Shkruar nga NEWSPORT

Rodolfo Vanoli është prezantuar te Dinamo. Trajneri italian do marrë frenat e skuadrës, teksa ka thënë fjalët e para si trajneri i Bluve. 59 vjeçari ka thënë se e njeh kampionatin dhe se ka folur me djemtë për të shpëtuar sezonin në 11 finalet e mbetura.

Duket se kontrata e Vanolit me Blutë do jetë afatgjatë, teksa do debutojë të shtunë në 16:45 në ndeshjen kundër Tiranës. “Kemi objektiv të çojmë klubin në krye”, tha mes të tjerash Vanoli.

“Është kënaqësi të jesh këtu, më vjen mirë dhe jam krenar që do trajnoj një nga klubet më të rëndësishme në Shqipëri. Objektivi i parë është derbi me Tiranën dhe të konkludojë me shpëtimin e sezonit.

Do bëjmë më të mirën për klubin, për presidentin, që në fund të arrijmë atë që duam. Të jemi aty ku na duan tifozët të na shohin dhe jam i bindur se do jemi. Njoha lojtarët që kanë një dëshirë për të luajtur dhe arritur suksese.

Unë Dinamon e njoh prej kohësh, kush nuk e njeh? Kemi miq të përbashkët me presidentin dhe kam parë ndeshjet.

Kush bën këtë profesion nuk duhet të ketë frikë, sepse transmetohet. Unë vij nga Udinese, kam drejtuar në Europë dhe Ballkan. S’është e lehtë të drejtosh në Slloveni apo Bullgari. Kam fituar titullin kampion.

Unë kur marr në dorë një gjë, jam përgjegjës. Sot jam unë trajner te Dinamo, janë 11 ndeshje dhe shumë pikë në lojë.

Derbi me Tiranën? Jemi këtu për të zgjidhur problemet dhe të çojmë klubin në krye. Me siguri e dimë se përpara se të çojmë klubin në krye duhet të shpëtojmë sezonin. Për këtë kemi 11 finale, këto janë motivet që kemi çdo ditë”, tha mes të tjerash Vanoli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga