
Dritan Mehmeti është larguar zyrtarisht nga Dinamo. Trajneri i njohur i ka dhënë fund aventurës me kryeqytetasit. Siç bëhet me dije nga shtypi i shkruar, atij i është ofruar një tjetër pozicion në krye të “Nëndetëses Blu”, por nuk e ka pranuar.
Kësisoj palët kanë vendosur të ndajnë rrugët e tyre duke i lënë në këtë mënyrë hapësirë, projektit për “Dinamo City”. Kjo ka qenë një lëvizje deri diku e pritshme dhe e paralajmëruar prej ditësh nga mediet.
Tashmë mbetet të shihet se kush do të jetë trajneri i ri i dinamovitëve, teksa të gjithë zërat të çojnë te Luigi Di Biaggio. Ish sulmuesi i njohur italian është parë në Shqipëri duke ndjekur një ndeshje miqësore në stadiumin “Elbasan Arena”.
Poll