Dinamo ka njoftua sot zyrtarish shkarkimin e trajnerit Mauro Manzoni. Italiani është larguar nga drejtimi i “Nëndetëses” pas vetëm një muaji, si pasojë e problemeve personale. Drejtuesit e rinj nuk kanë humbur kohë, duke gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për ish lojtarin e Juventus, Fabrizio Cammarata.
Trajneri Fabrizio Cammarata ka qenë pjesë e ekipit të moshave te Juventus, ndërsa nuk ka mundur të aktivizohet me ekipin e parë. Ai ka luajtur te disa klube në Serinë A, ndër të cilat mund të përmendim Torinon, Veronën, Kaljarin apo Parmën. Karriera e tij në fushën e trajningut nuk është shumë e pasur, teksa ka drejtuar disa ekipe të moshave. Dinamo përpara disa javësh ndërroi “fytyrë” duke u marrë nën administrimin e një kompanie italiane. Ditët në vijim pritet dhe zyrtarizimi i trajnerit të ri.