
Dinamo ka dy javë që nuk siguron fitore, teksa është mposhtur nga Flamurtari me rezultatin e thellë 1-5 dhe ka barazuar 2-2 ndaj Korabit. Plot 7 gola të pësuar në 2 ndeshje nuk janë rastësi. Dinamo ka mungesa në mbrojtje, teksa infermieria është e mbushur “full” me lojtarë.
Dëmtimet e fundit të Ymerit dhe Smaçit e kanë çuar në 7 numrin e lojtarëve të dëmtuar. Rexhinaldo, Lilaj, Vokrri dhe Progdani janë gjithashtu 4 lojtarët e tjerë që vazhdojnë rikuperimin.
Portieri Simon Simoni ishte në stol në përballjen ndaj Korabit pasi kishte një shqetësim të lehtë, por gjithsesi mos aktivizimi i tij sipas “shtypit të shkruar” lidhet me një kalim jashtë vendi në Bundesligë, pasi një klub gjerman ka shfaqur interes për shërbimet e tij.
Sfida e radhës për blutë është ndaj Turbinës, ku kërkohet menjehërë reagimi, por me një “mal” me mungesa duhet që trajneri të “arnojë” formacionin.