Dinamo siguroi një fitore shumë të rëndësishme ndaj Orikut në javën e 14-të të Kategorisë së Parë. Blutë tashmë kryesojnë të vetën kampionatin me 4 pikë më shumë se Skënderbeu i vendit të dytë. Piërisht korçarët do të jenë kundërshtari i radhës për kryeqytetasit, të cilët do të synojnë të mbyllin llogaritë e kreut.
Por përpara këtij dueli skuadra është në një “alarm” total. Një sërë shqetësimesh për lojtarët të cilët kanë shfaqur probleme fizike. Alesio Mija nuk do të luaj për shkak kartonësh, ndërsa Taulant Marku, Redon Danaj, Edvan Bakaj dhe Patrik Bardhi kanë shfaqur probleme fizike. Dy të fundit nuk dihet akoma nëse do të mund të jenë gati ndaj korçarëve.
Marku u detyrua të dilte para kohe nga fusha e lojës ndaj Orikut, ndërsa Danaj edhe pse hyri si zëvendësues pati probleme. Ky i fundit ka marrë një goditje të fortë në kofshë nga kundërshtari dhe do të mungojë në sfidën e radhës.
Një “mal” me mungesa për Nevil Deden, i cili me shumë gjasa do të bëjë pa dy sulmuesit kryesore, ndërsa duhet të gjejë një partner për Denilson në repartin e sulmit.