Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Dinamo ia doli mes vështirësive, Skënderbeu e meritoi plotësisht”, trajneri vlonjat: Flamurtari e ka malore “Play-Off”-in

Shkruar nga NEWSPORT
“Dinamo ia doli mes vështirësive, Skënderbeu e meritoi

Dita e djeshme për futbollin shqiptar ishte e mrekullueshme. Dy nga skuadrat më me emër në Shqipëri kanë mundur të sigurojnë ngjithjen në Superiore. Skënderbeu dhe Dinamo matematikisht janë tashmë në Superligë në sezonin e ardhshëm, teksa Flamurtari e ka malore “Play-Off”-in.

Në çdo emision sportiv temë diskutimi ishin pikërisht korçarët dhe Blutë e kryeqytetit, ku trajneri i njohur, Agim Canaj për “News24” do të theksonte se “Ujqërit e Dëborët” e siguruan me meritë, ndërsa djemtë e Dritan Mehmetit pavarësisht oshilacioneve përsëri ia dolën.

 “Skënderbeu e meritoi më shumë se të gjitha ekipet që të shpallet kampione. Ne e dimë dominimin total të një dekade prej tyre. Unë mendoj se e meritoi plotësisht. Dinamo me shumë oshilacione, ia doli.

Flamurtari premtoi shumë, por u sfumua nga pankina. Situatat e tyre erdhën të tilla. Po të shikojmë Superioren, Dinamo peshon shumë, Skënderbeu ka një ekip me stabilitet. Edhe Flamuartari mund të ngjitet, por ka një malore përpara”, theksoi fillimisht trajneri vlonjat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga