Dinamo do të luajë ndaj Teutës në “Niko Dovana” ditën e nesërme, takim i vlefshëm për javën e 18-të dhe që do të startojë në orën 17:00. Një duel që do të jetë i luftuar, me “Blutë” që kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat që iu mungon prej disa javësh.
Për “Nëndetësen” nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi përballë durrsakëve do të vuajë mungesën e disa lojtarëve. Dritan Mehmeti nuk do të mund të llogarisë shërbimet e Patrick Bardhit, Berim Krasniqit, të cilët ende nuk janë rikuperuar nga dëmtimet.
Ndërkohë me shumë gjasa as Denisson, Zabërgja dhe Mesa nuk do të mund të japin kontributin e tyre. të 3 lojtarët në ditët e fundit nuk janë starvitur me skuadrën dhe Mehmeti duhet të nisë të mendojë për zëvendësuesit.