Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dinamo e merr seriozisht Orikun, Mehmeti nuk “kursen” titullarët  

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo e merr seriozisht Orikun, Mehmeti nuk “kursen”

Dinamo do të luajë ditën e sotme ndaj Orikut, takim i vlefshëm për turin e 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë. Kjo përballje do të luhet duke nisur që nga ora 13:00, ku “Blutë” do të kërkojnë fitoren për të vazhduar rrugëtimin në këtë turne.

“Nëndetësja” në 4 ndeshjet e fundit nuk ka pësuar ansjë gol dhe duket se Dritan Mehmeti ka gjetur ‘kurën” e dubur për ekipin. Pavarësisht se do të luajnë ndaj Orikut të Kategorisë së Dytë, duket se Mehmeti nuk do të kursejë asnjë lojtarë.

Në fushë pritet të zbresë me titullarët, pasi Kupa është një nga objektivat e klubit. Në këtë sfidë nuk llogaritet shërbimet e Mijës, Zabërgjës, Vokrrit dhe Danajt, të cilët janë të dëmtuar. Ndërkohë të gjithë lojtarët e tjerë janë nën urdhrat e Mehmetit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga