
Rikthim i rëndësishëm te Teuta. Mbrojtësi Jackson ka lënë pas dëmtimin e pësuar dy muaj më parë dhe do të jetë gati për sfidën kundër Dinamos që do të luhet ditën e diel.
Braziliani luajti për herë të fundit, pikërisht ndaj Dinamos më datë 7 dhjetor të 2021 dhe që nga ajo ndeshje nuk ka zbritur më në fushë për shkak të dëmtimit. 30-vjeçari është rikuperuar plotësisht dhe do të rikthehet titullar në takimin e radhës në kampionat.
Teuta nuk po kalon aspak një moment të mirë dhe këtë sezon ka pësuar një “mal me gola” dhe rikthimi i Jackson shihet si tepër i rëndësishëm për mbrojtjen durrsake. Kampionët në fuqi të Superligës do kenë gjithashtu edhe mungesa pasi qendërmbrojtësi Qaqi u ndëshkua me karton të kuq kundër Teutës dhe nuk mund të luajë ndaj Dinamos.