Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dilema për formacionin, Mehmeti dhe Gvozdenovic me mungesa përballë njëri-tjetrit

Shkruar nga NEWSPORT
Dilema për formacionin, Mehmeti dhe Gvozdenovic me mungesa

Skënderbeu dhe Dinamo është një nga duelet e ditës së sotme, e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Sfidë kjo që do të startojë në orën 17:00 dhe zhvillohet në Korçë.

Si korçarët ashtu edhe dinamovitët do të kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat, ndërsa do të luftojnë “dhëmb për dhëmb” për 3 pikët. Ashtu si Dritan Mehmeti edhe Ivan Gvozdenovic do të kenë mungesa në këtë takim.

Për “Blutë do të mundojnë Fatjon Andoni për arsye kartonësh dhe Alesio Mija ende nuk është rikuperuar. Ndërkohë trajneri i "Nëndetëses" ka dilema për formacionin, teksa Behiratche dhe Janku në mbrojtje dhe Smaçi dhe Gudiabi në mesfushë do të luftojnë për 2 vende në 11-tëshen startuese.

Gjithashtu te “Ujqërit e Dëborës” do të mungojnë Ramos dhe Rabiu , të dy për arsye kartonës, teksa kanë plotësuar nurmin 4 të tyre.

Formacionet e mundshme:

Skënderbeu: Alija, Frashëri, Randi, Prençi, Shaqe, Juri, Liço, Pecani, Nikaj, Rashica, Frenklin. Trajner: Ivan Gvozdenovic.

Dinamo: Sali, Marku, Hoxha, Behiratche (Janku), Allmuça, Smaçi (Gudiabi)), Lorran, Zabërgja, Denisson, Vila, Kaçorri. Trajner: Dritan Mehmeti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga