Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dikush t'i tregojë deputetit socialist, Erion BRAÇE "shpërthen" për Uzunin: Mbajeni lidhur se nuk ka një menaxher

Shkruar nga NEWSPORT
Dikush t'i tregojë deputetit socialist, Erion BRAÇE
Myrto Uzuni ishte padyshim kryefjala e mbrëmjes së djeshme për kombëtaren shqiptare që u mposht 2-1 në Izrael. Sulmuesi beratas bëri një supergol duke treguar edhe një herë që po kalon një formë të shkëlqyer. Pas golit të tij ka reaguar edhe Erion Braçe. Deputeti socialist, kritikues sistematik i FSHF-së nuk e di se kush është menaxheri i lojtarit të Granadas. Duke u munduar të sulmojë stafin teknik të kuqezinjve, ndoshta Braçe s'e ka dëgjuar që transferimin e Uzunit në Spanjë e mundësoi Franci Bode. Sikurse ndoshta nuk e di që 27-vjeçari prej javësh luan me injeksone te Granada. Në postimin e bërë në Instagram Braçe shkruante: "Mbajeni lidhur Myrto Uzuni! Mbajeni ne stol se ai nuk ka menaxher, eshte i thjeshte, kokeulur, pa ze, modest dhe i zoti; NUK JU DUHET NJE I TILLE! Eshte tmerr; Uzuni lidhur ne stol, Broja i lidhur ne fushe-shiheni, askush nuk i pason, edhe kur ndodh askush nuk shfrytezon epersite e tij; GJITHCKA E KRIJOI VETE! JEMI TE FUNDIT NE NJE GRUP QESHARAK! Sepse nuk kemi ekip; pervec portierit asnje lojtar nuk ishte ne pozicionin e tij, ne ate qe di te bej; per kete, EKIPI NUK ESHTE I BASHKUAR, perkundrazi eshte i shperbere. NEJSE, ZGJIDHJA ESHTE: SOT IKEN REJA DHE SHPETON MANDI I FUBIT!
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Kur nje federate ka qellim BASTET, ekipi nuk ka rendesi!"
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga