
Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi po mundohet që të mbledhë në organikën e tij sa më shumë talentë shqiptarë. Emri i fundit që ka dalë në skenë është mbrojtësi i talentuar, Erdin Dushi.
Dushi akutalisht aktivizohet tek Trepça 89’ në Superligën e Kosovës, teksa është vetë futbollisti që konfirmon që është në bisedime me Kombëtaren e Shqipërisë U-21.
“Po jam në bisedime me Shqipërinë U-21, të shohim se ç’do të ndodhë”, është shprehur shkurtimisht Dushi për ‘GazetaBlic Sport’.
Erdin Dushi më parë ka qenë pjesë e shpresave të Kosovës, teksa gjasat janë shumë të mëdha, që mbrojtësi t’i bashkohet kuqezinjve të Alban Bushit.
Poll