Ish-sulmuesi i Chelsea-t dhe i Bregut të Fildishtë ka komentuar ditën e sotme Botërorin dhe në veçanti paraqitjen e skuadrave nga kontinenti i Afrikës. Të pesta kombëtaret e kontinentit të zi nuk arritën dot të kalonin fazën e grupeve, një rekord negativ ky për Afrikën që nuk ndodhte prej dekadash (Egjipti, Tunizia, Maroku, Nigeria dhe Senegali).
Gjithsesi Drogba sheh dhe pak pozitivitet në këtë dështim, duke thënë se kjo duhet të të shërbejë si udhëzues për kombëtaret e kësaj zone për të ndryshuar. "Në afrikë nëse diçka nuk shkon mirë të gjithë thonë: s'ka gjë ishte vullneti i Zotit. Kjo gjë duhet të ndryshojë. Duhet të punojmë për të arritur rezultate", kanë qenë fjalët e legjendës afrikane.