
Dhuna rikthehet sërish në futbollin shqiptar. Vetëm 1 muaj e gjysëm më parë në ndeshjen Shënkolli – Sopoti në Kategorinë e Dytë, arbitri i sfidës u godit nga kapiteni i vendasve Bledar Zefi. Komisioni i Disiplinës mori masën ndëshkuese maksimale duke e përjashtuar nga futbolli.
Mirëpo, duket se nuk ka mjaftuar. Ditën e sotme në ndeshjen Shënkolli – Murlani, dhuna u bë sërish kryefjalë. Kësaj rradhe, futbollisti i Shënkollit Anton Lleshi ka sulmuar fizikisht arbitrin Kristi Hoxha pasi ky i fundit e ndëshkoi me karton të kuq në minutën e 31-të.
Situata doli jashtë kontrollit dhe ndeshja u detyrua të ndërpritet pak para fundit të pjesës së parë kur rezultati ishte 0-1 në favor të miqve. Një ngjarje skandaloze e cila pritet të ketë vëmendjen kryesore të Komisionit të Disiplinës këtë javë.