Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Detyrim për gjithsecilin bluza e kuqe dhe shalli”, Ultras GUERRILS para Teutës: Hajdeni t’gjithë ta kthejmë në ditë feste

Shkruar nga NEWSPORT
“Detyrim për gjithsecilin bluza e kuqe dhe shalli”, Ultras

Numërimi mbrapsht ka nisur. Të gjithë te Partizani bashkë me tifozët do të luajnë ditën e nesërme ndeshjen më vendimtare të sezonit. Demat në “Arenën e Demave” do të presin Teutën, teksa detyrim është fiutorja. Vetëm 3 pikët do t’i shpallnin kampion djemtë e Giovanni Colellës.

E për këtë takim shumë të rëndësishëm edhe tifozët pritet të mbushin shkallët e stadiumit. Ultras Guerrils si në çdo ndeshje tjetër edhe ditëne nesërme do të jenë në stadium, ndërsa do e kthejnë në një ditë feste.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tifogrupi i kuq bëjnë thirrje që të gjithë ato që do të vijnë në stadium të kenë me vete shallin dhe bluzën e Partizanit.

“Nesër, në shtëpinë tonë ora 16:00 luhet Partizani - Teuta. Ndeshje e cila kurorëzon sezonin aktual dhe na gjen një hap larg titullit  kampion. Na mbeten vetëm 90 minuta për ti luajtur, shijuar dhe për ti kthyer në një festë madhështore.

Detyrim për gjithsecilin bluza e kuqe, shalli dhe të gjithë bashkë të krijojmë mbështetjen dhe atmosferën për të arritur objektivin final.

Hajdeni t'gjith!

Forca Partizani!”, shkruajnë në postim.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga