Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dështuan në transferimin e Mario Mitajt në Kroaci, trajneri i Dinamo Zagreb zbulon shkakun

Shkruar nga NEWSPORT
Dështuan në transferimin e Mario Mitajt në Kroaci, trajneri i

Mario Mitaj është padiksutim zbulimi i Sylvinhos në kualifikueset e Euro 2024. 20-vjeçari arriti që të kthejë në “pronë” të tij krahun e majtë të mbrojtjes, ku pavarësisht moshës së re ia ka dalë të zhvillojë paraqitje prej një “veterani”.

Ofertat për të nuk munguan dhe Mitaj ishte shumë afër kalimit nga Lokomotiva e Moskës te Dinamo Zagreb. Pas disa ditësh të gjata bisedimesh një operacion i tillë dështoi. Në lidhje me shkaqet e këtij dështimi ka folur trajneri i skuadrës kroate, Sergej Jakirovic.

Ky i fundit thekson se talenti i kombëtares ishte në listën e tyre dhe për shkak të kushteve financiare palët nuk kanë mundur të bien dakort. Kujtojmë se Lokomotiva e Moskës për shërbimet e Mitaj kërkoi 7 milionë euro, ndërsa kroatët ofronin 500 milionë euro për huazimin e tij dhe në fund të sezonit për të blerë përfundimisht kartonin e mbrojtësit do të paguanin 3.5 milionë euro.

“Në media dalin gjithmonë emra. Në rregullt, Mario Mitaj ishte në listën tonë dhe ne e tentuam transferimin e tij, por nuk u arrit akordi për çështje financiare. Në këto kushte ne vazhduam me alternativën B”, theksoi timonieri i kroatëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga