
Gianni Vitali, agjenti i Marash Kumbullës ka dhënë një intervistë për mediat italiane. Në një intervistë në të cilën ka folur për qendërmbrojtësin e Kombëtares shqiptare, duke nisur nga gjendja e fizike e mbrojtësit që pas dëmtimit.
“Ai ka dëshirë të madhe, rikuperimi i tij po ecën shumë mirë. Stafi mjekësor i Romës është i një standarti të lartë. Dëshira e tij për tu rikthyer është sigurisht e madhe. Ndihet pak më mirë. Kanë qenë ditë të vështira, por që janë lehtësuar disi nga lindja e së bijës. Ne kemi besim se do ta shohim sërish në fushë sa më shpejt të jetë e mundur, duke respektuar gjithmonë kohën e nevojshme”, është shprehur Vitali.
-Mendoni se Kumbulla mund të rikthehet në janar?
“Gjithçka po shkon shumë mirë, por preferoj të mos bëj parashikime. Dikur bëhej një garë se kush do të kthehej i pari nga dëmtimi, por lojtarët paguanin çmimin shumë më rëndë. Ne nuk e duam këtë te Roma. Afatet e rikuperimit duhet të respektohen”, ka thënë më tej agjenti i shqiptarit.