Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Deri në fund të botës”, Tirona Fanatics mesazh klubit në 103 vjetorin e krijimit

Shkruar nga NEWSPORT
“Deri në fund të botës”, Tirona Fanatics mesazh
Tirana është padiksutim një nga klubet më të sukseshme dhe me emër në futbollin shqiptarë. Dita  e sotme është një ditë e veçantë për të gjithë bardheblutë, pasi festojnë 103 krijimin e klubit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, tifogrupi më i madh i kryeqytetasve ka bërë një mesazh për këtë ditë të veçantë të klubit të tyre të zemrës. Tifozët i premtojnë skuadrës përjetësinë duke mos fshehur dashurinë për ekipin. “Urime të gjithë bardhe e bluve për 103 vjetorin e themelimit të Sport Klub Tironës. Fjalët nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme për të shprehur dashurinë tonë ndaj teje e ngjyrave të tua! Premtim i përjetshëm është që do të jemi kudo me ty, deri në fund të botës… përgjithmonë! 103 vite Sport Klub Tirona 1013 vite dominim!”, kanë shkruar fanatics.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga