
Tirana dhe Partizani në volejboll për meshkuj janë përballur mes tyre, një derbi që ka përfunduar në favor të bardhebluve. Pikërisht këto të fundit kanë triumfuan me shifrat 3-1 në finalen e parë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit.
Ndeshja e radhës për djemtë bardheblu do të jetë në “Feti Borova” ditën e hënë. Kjo sfidë është është e vlefshme për finalen e dytë në rrugën drejt titullit kampion.
Pas më shumë se 20 vitesh do të kemi një derbi në finale. Ekipi i parë që do të arrijë të fitojë tre ndeshje mes tyre do të shpallet Kampion Kombëtar për sezonin 2022-2023.
“Cunat e Tironës fitojnë Finalen e parë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit pas fitores 3-1 në Derbin e Kryeqytetit kundër Partizanit.
Ky qytet është Bardh e Blu
NE JEMI TIRONA
Të Hënën në “Feti Borova” finalja e dytë, shkojmë gjithë së bashku për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt Titullit Kampion”, thuhet në postim.