Edhe pse është vetëm 16-vjeçar, Francesco Camarda ka fituar zemrën e shumë ekipeve ‘big’ të futbollit europian. Talenti i Milanit është në ‘radarët’ e skuadrave të ndryshme, sidomos nga Anglia.
Manchester United dhe City kanë filluar të luajnë një ‘derbi’ jashtë fushe. Dy skuadrat angleze kanë interes serioz për talentin e Milanit dhe duan ta ‘rrëmbejnë’ para se lojtari të nënshkruajë një kontratë afatgjate me ‘Djallin’.
Në krahun tjetër, është e vështirë që Milani të pranojë ta shesë një sulmues të tillë, duke parë edhe situatën e repartin ofensiv në ekip. Drejtuesit e Milanit pritet që t’i dërgojnë ofertën profesionale dhe ta bëjnë 16-vjeçarin pjesë të ekipit të parë.
Camarda ka zhvilluar një sezon fantastik deri më tani me të rinjtë e Milanit. Edhe pse vetëm 16-vjeç, Camarda ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në 4 të tjerë. Gjithashtu ai është ftuar nga Stefano Pioli për dy sfida në Serie A, ku ka luajtur 12 minuta në total.