Më 21 dhjetor do të luhet edhe derbi mes Tiranës dhe Partizanit, takim i cili do të zhvillohet në “Air Albania” duke nisur që nga ora 20:00. Një takim shumë i rëndësishëm për demat, që do të kërkojnë “hakmarrjen” ndaj rivalëve të përjetshëm dhe fitorja ndaj një kundërshtari të tillë do të shijonte më shumë.
Por Giovanni Colella nuk do ta ketë aspak të lehtë të përgatisë këtë sfidë, pasi ndaj bardhebluve mund të vuajë mungesën e mbrojtësit të skuadrës. Andi Hadroj mban në ankth italianin për duelin me bardheblutë, pasi lojtari ka dëmtim muskulor, që e cila e detyroi të dilte nga fusha e lojës në sfidën me Kukësin.
Ditën e sotme pritet që të bëhet edhe skenari për të mësuar më shumë për gjendjen e mbrojtësit, me Colellën që “kryqëzon gishtat” që ta ketë të gatshëm në derbin e kryqytetit pasi Hadroj është një lojtar kyç në formacionin bazë të kuqve.