Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Derbi me Partizanin, Orges SHEHI: Renditja nuk vlen, dalim fitimtarë nga kjo betejë

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi me Partizanin, Orges SHEHI: Renditja nuk vlen, dalim fitimtarë nga

Tirana dhe Partizani do përballen nesër në 19:45 në "Air Albania". Sfida derbi është komentuar edhe nga trajneri i bardhebluve, Orges Shehi. Përpara seancës së fundit stërvitore në "Selman Stërmasi", Shehi ka dalë përpara medieve.

"Dihet rëndësia që ka derbi, është një ndeshje që ka impakt te të gjithë, tifozeria dhe lojtarët. Rëndësia është tre pikë në këtë fillim sezoni dhe kemi gjithë grupin gati.

Tifozët? Rëndësia e tyre për ne dihet dhe i falenderoj. Do bëjmë maksimumin për të kënaqur këdo.

Nuk ka sfida personale, janë kolektive. Do mundohemi nesër të marrim fitoren dhe për objektivin tonë. Nuk ka ndikim klasifikimi, zerohet gjithçka, sikur luhet java e parë e sezonit pa rëndësi për tabelën.

Vijmë nga një fitore me kampionët, duhet të jemi të qetë të kontrollojmë emocionet sepse na dëmtojnë. Kam marrë përgjigje me vepra në stërvitje dhe jo me fjalë. Skuadra është e motivuar, pavarësisht kundërshtarit.

Partizani ka lojtarë kualitativ, jam i fokusuar te ekipi im dhe me punën e duhur besoj se do dalim fitimtarë nga kjo betejë", tha Shehi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga