Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Derbi me aromë titulli, “Ultras Guerrils” premton spektakël: Bëhuni gati për marshimin më të frikshëm që ju kanë zënë sytë

Shkruar nga NEWSPORT

Superioria bëhet gati të përjetoi derbin e katërt këtë sezon mes Tiranës dhe Partizanit, një derbi që ka një peshë shumë më të rëndë se 3 të parat teksa vendos në pyetje titullin kampion. Humbja e bardhebluve me Teutën dhe fitorja e të kuqve me Kukësin, e kanë ngushtuar diferencën në vetëm 2 pikë.

Tifogrupi besnik i Demave, Ultras Guerrils, 10 ditë përpara kësaj sfide ka bërë një paralajmërim për një spektakël si asnjëherë më parë.

“Do jetë tifozlliku më i frikshëm që keni parë ndonjëherë. Bëhuni gati për marshimin më të frikshëm që ju kanë zënë sytë”, shkruan tifogrupi.

Çfarë kanë përgatitur vallë “Guerrilsat”? Mbetet për t’u parë më 17 maj…

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga