Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Derbi jashtë fushe, Interi dhe Milani në "luftë" për mbrojtësin

Shkruar nga NEWSPORT

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.

Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e ardhshme verore.

Alessandro Buongiorno, që aktualisht është pjesë e Torinos është një dëshirë e hershme e Milanit. “Djalli” e kërkoi edhe në merkaton e janarit që sapo lamë pas, por më pas transferimi u shty për në verë.

Nga kjo kërkon të përfitojë Interi. Zikaltërit kërkojnë një qendërmbrojtës dhe shohin te 24-vjeçari italian profilin perfekt që mund t’i përshtatet ekipit. Klubi i Interit kërkon që t’i prishë punë Milanit, dhe ka kërkuar më shumë informacion mbi lojtarin e Torinos.

Tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në verë, ku “luftës” mes kushërinjve të qytetit do t’i japë fund vetëm lojtari, i cili do të thotë fjalën e tij se ku dëshiron që ta vazhdojë karrierën.

Alessandro Buongiorno

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga