
Tirana do të luajë të mërkurën kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Pritet me mjaft interes nga gjithë sportdashësit, ku numri i tyre pritet të jetë i lartë.
Burime për Newsport.al bëjnë me dije se deri më tani janë shitur 3400 bileta për këtë supersfidë të Superiores. Stadiumi pritet të jetë i mbushur, megjithatë tifozët e lënë gjithmonë për momentin e fundit për t’i blerë.
Më interesante këtë takim e bën fakti se përballen vendi i parë, Partizani, me ndjekësen Tirana që mban aktualisht vendin e dytë.
Poll