
Janë luajtur ditën e sotme 4 ndeshjet e fundit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Dinamo ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Erzenit duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë dhe kalon në turin e dytë. Fitore dhe kualifikim morën edhe Bylis e Besëlidhja, ndërsa Tomori-Lushnja e mbyllën në barazim, por beratasit fituan ndeshjen e parë dhe kalojnë kështu në turin tjetër. Tashmë janë kompletuar edhe çiftet për raundin e dytë të Kupës.
Në Grupi A, Teuta do të përballet me Korabin, Partizani sfidon Besëlidhja, ndërsa në këtë tur do të ketë edhe derbi, Dinamo-Tirana Skënderbeu do të përballet me Bylisin.
Në Grupin B, Vllaznia sfidon Pogradecin, Egnatia-Kukësi, Flamurtari-Kastrioti dhe Laçi-Tomori. Ndeshjet do të zhvillohen me 3 nëntor dhe ajo e kthimit me 17 nëntor.
Grupi A
Korabi - Teuta
Beslidhja - Partizani
Dinamo- Tirana
Bylisi - Skenderbeu
Grupi B
Pogradeci - Vllaznia
Tomori - Laci
Egnatia - Kukësi
Flamurtari - Kastrioti