Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dënimi 10-vjeçar për trukime ndeshjesh, SKËNDERBEU edhe pak vite nga “burgu” i UEFA-s

Shkruar nga NEWSPORT
Dënimi 10-vjeçar për trukime ndeshjesh, SKËNDERBEU edhe

Pezullimi i Skënderbeut nga Kupat e Europës për 10 vite ishte padyshim vendimi më i rëndë që jepte ndonjëherë Disiplina e UEFA-s. Skuadra shqiptare që ka shkruar historinë në Kupat e Europës u njoh me dënimin e institucionit të futbollit europian vite më parë.

Bardhekuqtë dyshoheshin për trukime ndeshjesh dhe pas një kalvari të gjatë gjyqesh, në fund u vendos pezullimi nga Europa për 10-vite. Tashmë Skënderbeu militon në Kategorinë e Parë me një ekip prestigjioz që është gati të rikthehet në Superiore.

Skuadrës korçare i kanë mbetur edhe 4 vite nga shlyerja e dënimit. Presidenti Ardjan Takaj nuk ka hequr dorë dhe është në pritje të kalimit të këtyre viteve për të rinisur edhe një herë historinë me bardhekuqtë.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7