Jo vetëm Ernest Muçi, edhe Jurgen Çelhaka është një nga liderët e skuadrës së Legias në kampionatin polak. Pikërisht mesfushori ka shqetësuar stafin e skuadrës polake, pasi gjatë seancës stërvitore është dëmtuar në mënyrë aksidentale.
Teksa lojtari po zhvillonte disa ushtrime me top gome, është dëmtuar dhe menjëherë kavilja e tij është enjtur. Mjekët i kanë dhënë ndihmën e shpejtë, por ditën e sotme lojtari pritet t’iu nënshtrohet vizitave mjekësorë për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit.
Stafi i Legias shpreson dhe kryqëzon gishtat që Çelhaka të mos ketë dëmtuar ligamentin dhe të jetë sa më shpejt i gatshëm për skuadrën, pasi është një pikë kyçe në formacionin e polakëve. Në këtë sezon ka luajtur në 21 ndeshje, teksa ish-i i Tiranës ka kontratë deri në vitin 2025.
[caption id="attachment_719727" align="alignnone" width="1200"] Jurgen Celhaka[/caption]