
Dëmtimet janë shqetësimi kryesore i Partizanit në këtë sezon. Tqë kuqtë thuajse asnjë javë nuk e kanë pasur të plotë organikën e skuadrës.
Pavarësisht se të kuqtë siguruan ditën e djeshme fitoren e 5-të rresht, sërish u dëmtimet bëhen makth. Hoxha dhe Kocija ishin projektuar titullarë nga Arbër Abilaliaj, por asnjë prej tyre nuk ka mundur të ishte në fushë ndaj kurbinasve.
Portieri ka një shqetësim në shpatull, ndërsa mbrojtësi ka pësuar në goditje në pjesën poshtë gjurit dhe kjo ditët e fundit i ka krijuar dhimbje dhe është enjtur.
Në këto kushte ka shkuar në 6-të numri i të dëmtuarve. Bashkë me Hoxhën dhe Kocijan, vazhdojnë ende rikuperimin Hadroj, Sota, Mba dhe Da Silva. Lajmi i mirë për duelin e radhës në kampionat ndaj Vllaznisë do të jetë rikthimi i Altin Bytyçit, i cili ndaj Laçit ishte i pezulluar për shkak kartonësh.