
Gjendja në Kombëtaren kuqezi duket akoma shqetësuese pasi shumë nga lojtarët që janë aktivizuar rregullisht kanë probleme fizike. I fundit i dëmtuar është Ismajli që u detyrua të largohej nga fusha e lojës në takimin ndaj Islandës me ndihmën e barelës.
Gjimshiti është një nga mundesat e mëdha të Shqipërisë në 2 takimet e fundit. Lojtari i Atalantas në Serie A është drejtë një rikuperimi dhe me gjasë do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Italisë me Kombëtaren. Egzaminimi për Ardian Ismajlin do të lërë mbrojtësin e Empolit 4 deri në 6 javë larg fushave, ku humbet dhe takimin me Milanin. Ndërsa lojtarët e tjerë si Lenjani, Balliu dhe Uzuni duket që problemet fizike janë lënë pas dhe do të jenë të gatshëm për ekipet e tyre.