Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dëmtimet ndryshojnë planet e Zoran Zekic, të kuqtë me ndryshime ndaj Astanës

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimet ndryshojnë planet e Zoran Zekic, të kuqtë me

Në orën 20:00 në “Ellbasan Arena” do të luhet sfida e kthimit e “Play-Off” mes Partizanit dhe Astanës. Kampionët e Shqipërisë do të tentojnë përmbysjen e rezultatit të ndeshjes së parë të humbur 0-1, ndërsa synojnë kualifikimin në grupet e këtij kompeticioni.

Mungesat për Zoran Zekic janë të shumta, teksa dëmtimet janë kthyer në “makth” për të kuqtë. Mensah, Sembene, Mba dhe së fundmi Mehmeti do të mungojnë ndaj kazakëve për arsye dëmtimi. Kjo ka bërë që në formacionin e kryeqytetasve të ketë ndryshime.

Zekic pritet të luajë me skëmën 4-3-1-2. Në formacion rikthehet Atanaskovski, i cili në sfidën e parë mungoi për arsye kartonësh.

Formacioni i mundshëm: Qirko, hadroj, Sota, Kocijan, Atanaskovski, Maget, Murataj (Bilali), Rrapaj, Taipi, Grezda, Cara.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga