Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dëmtimet dhe kartonët “përgjysmojnë” Teutën, Martini  drejt Korçës pa 3 titullarë

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimet dhe kartonët “përgjysmojnë”

Teuta do të udhëtojë në Korçë ditën e shtunë për të sfiduar Skënderbeun dhe për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 13-të të Superiores. Kjo përballje do të startojë në orën 17:00, ku dy ekipet do të hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët.

Durrsakët prej 3 ndeshjesh nuk ia kanë dalë të sigurojnë fitoren, ndërsa renditen në vendin e 9-të me vetëm 12 pikë. Edi Martini ka nisur punën  për të ndërtuar kurthin për korçarët, por gjithsesi nuk do ta ketë aspak të lehtë.

“Djemtë e Detit” në Korçë do të udhëtojnë pa 3 lojtarë. Albi Alla dhe Realdo Fili do të mungojnë për shkak dëmtimi. Të dy lojtarët kanë munguar në sfidat e fundit dhe nuk do të llogarites as ndaj korçarëve.

Ndërkohë për shkak kartonësh do të mungojë Ergis Arifi. Ky i fundit u ndëshkua me të verdhe ndaj Laçit dhe ka plotësuar numrin 4-të të tyre. Në këtë mënyrë ëshstë i detyruar ta ndjekë këtë përballje nga tribuna.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga