
Vllaznia do të udhëtojë në “Elbasan Arena” ditën e nesërme për të zhvilluar sfidën e javës së 7-të me Dinamon. Takim ky që do të luhet duks niur që nga ora 18:00, me kuqeblutë që kërkojnë pikë në një nga transfertat më të vështira të kampionatit.
Migen Memelli nuk do ta ketë aspak të lehtë të vendosë për 11-tëshen titullare, pasi në këtë sfidë do të ketë mungesa të rëndësishme . Për shkak dëmtimesh krahu i majtë i mbrojtes ka ngelur “jetim”.
Hakaj, Spahija dhe Asani që mund të luanin në këtë krah janë të dëmtuar, ndërsa Dragoshi u ndëshkua vetëm pas 17 minutash me karton të kuq në duelin me Egnatian. Në këto kushte situata është emergjente për këtë pozicion, me Memellin që po mendon t’i besojë Esat Malës. Ky i fundtit bëri shumë mirë në duelin me rrogozhinasit pas daljes së Dragoshit. Dhe në këto kushte Memelli pritet t’i besoëj sërish që në të njëjtën kohë do të ndihmonte skuadrënn jo vetmë në prapavijë por edhe në daljen në sulm.