Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani zyrtarizon "demin" e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani zyrtarizon "demin" e ri

Ashtu siç u përfol disa minuta më parë, tashmë edhe klubi i kuq ka zyrtarizuar italianin Bertonin, pas njoftimit të italianëve të Sudtirolit. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, të kuqtë kanë lajmëruar për afrimin më të ri të skuadrës së tyre. Luka Bertoni ka arritur pasditën e sotme në Tiranë dhe është prezantuar pranë zyrave të klubit. Ai pritet t'i bashkohet skuadrës në seancën e radhës stërvitore të programuar nga stafi teknik në orën 18:30.

"Luka Bertoni është zyrtarisht lojtar i Partizanit. Mesfushori 24 vjeçar ka mbërritur pasditen e sotme në Tiranë dhe është prezantuar në ambjentet e klubit të kuq nga Drejtori i Përgjithshëm Genc Tomori. Bertoni ka mbërritur tek 15-të herë kampionët e vendit me formulën e huazimit për një vit nga skuadra e Sudtirol me opsion që klubi i kuq do të ketë të drejtën edhe për blerjen e kartonit të lojtarit. Mesfushori 24-vjeçar i cili është formuar si lojtar në Akademinë e Milanit është organizator dhe konsiderohet një përforcim i domosdoshëm në skuadër për sezonin e ri futbollistik. Bertoni do të jetë sot prezent edhe në seancën stërvitore që skuadra do të zhvilloj në orën 18:30", shkruhej në faqen zyrtare të Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga